Vlorë/ Eksploziv, lokalit në lagjen ‘Pavarësia’

446
Sigal

200 gr tritol i janë vënë një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, por që për fat të mirë, nuk ka shpërthyer. Pronarët e lokalit sot në mëngjes, tek po e hapnin, panë tek dera, lëndën plasëse dhe nuk hynë brenda, po njoftuan forcat e rendit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 200 gr tritol.

Nuk dihet nëse janë vendosur thjesht për paralajmërim apo nuk është arritur të shpërthehet. Hetuesit kanë marrë në pyetje, pronarin e lokalit dhe punonjësit për armiqësitë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë.