Vlorë, arrestohen dy të rinj, morën peng një 32-vjeçar

512
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë në makinë 30-vjeçarin me inicialet Y.K.
Në pranga kanë përfunduar:
1. Damjano Rrapaj, 19 vjeç, banues në Vlorë.
2. Alexandër Gjatari, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Shpallet në kërkim shtetasi:
3. K.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë (i shpallur në kërkim edhe më parë për “Largim nga vendi i qëndrimit”).
Arrestimi i këtyre 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit të 3-të, u bë për arsye se, më datë 30.05.2016, në lagjen “28 Nëntori”, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë shtetasin Y.K., 32 vjeç, banues në Vlorë, e kanë futur në automjetin e tyre tip “Benz” me targë AA656KC dhe kanë lëvizur me shpejtësi në drejtim të lagjes “Ujë i ftohtë”.
Menjëherë strukturat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe personat e mësipërm pasi kanë parë shërbimet nga pas, kanë lënë të lirë personin e marrë peng, në vendin pranë stacionit të furgonave të Kaninës.
Më pas, gjatë rrugës në ikje, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë braktisur mjetin në Jonufër dhe janë larguar në drejtim të paditur. Gjatë hetimeve intesive në lidhje me ngjarjen, Policia ka bërë të mundur identifikimin, kapjen e 2 prej tyre dhe shpalljen në kërkim e personit të 3-të, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e rendit dhe sigurisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Moskallëzim krimi”.
Sigal