“Vlerësim për betejën tuaj heroike”, mesazhi i Europa Nostra pas shembjes së Teatrit: Ambasadori do të publikojë një deklaratë të BE-së

248
Sigal

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një mesazh nga organizata më e rëndësishme e Trashëgimisë në Bashkimin Europian.

Mesazhi mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.

Duke i vlerësuar për betejën heroike, ajo thekson se “Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.

Me tej shkruaj: Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Mesazhi:

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,
Sneška.