Vjedhje, ndërtim pa leje e dru pa dokumentacion, prangosen dy persona në qarkun e Korçës, procedohen katër të tjerë

337
Sigal

Tre persona janë arrestuar në qarkun e Korçës dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për disa vepra të ndryshme penale.

Saktësisht në Korçë është arrestuar një 45- vjeçar për vjedhje orendish shtëpiake dhe një tjetër është proceduar në Voskopojë për punime dhe ndërtim pa leje.

Në Pogradec janë proceduar penalisht dy persona, njëri për transport të lëndëve drusore pa dokumentacion përkatës dhe një tjetër për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu në Zëmblak të Maliqit është arrestuar një drejtues mjeti në gjendje të dehur si dhe është proceduar një tjetër në fshatin Çaushli pasi me kamion transportonte lëndë drusore pa dokumentacion.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Procedohen penalisht 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 2 të arrestuar në flagrancë dhe 4 të tjerë në gjendje të lirë.

Korçë

Specialistët për hetimin e krīmit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin e shtetasit:

F.A., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në datën 01.06.2020, në lagjen nr. 10, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit K. I., disa orendi shtëpiake.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

F.B., banues në fshatin Voskopojë, Korcë, pasi në këtë fshat ky shtetas u kap duke kryer punime pa leje.

———

Pogradec

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

B. H., banues në Tiranë, pasi në fshatin Zerec, ky shtetas u kap duke transportuar​me mjetin tip “Toyota”, një sasi me dru zjarri të llojit dushk, pa dokumentacionin përkatës.

D.S., banues në fshatin Gështenjas, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke kryer punime pa leje.

———

Maliq

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të fshatit Zëmblak, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. P., pasi në fshatin Çaushli, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip kamion një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korcë dhe Pogradec për veprat penale “Vjedhja”, “Ndërtimi i paligjshëm”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.