Vjedhja e thesarit, 1 vit burg Çollakut,dënohen dhe 9 të tjerët

525
Sigal

Gjykata e Tiranës  ka dhënë sot vendimin ndaj 10 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë duke i shpallur ata fajtorë dhe duke i dënuar me burg.
 
Mbyllet kështu gjykimi në shkallën e parë të Gjykatës së Lartë për 10 personat të cilët ishin nën akuzën për shpërdorim detyre, në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. Akuzë të cilën ata e pranuan duke përfituar kështu edhe gjykimin e shkurtuar që do të sjellë ulje të dënimit për ta.
 
Gjykata ka vendosur për:
Dorian Çollakun 1 vit burg,
Myzejen Belba 1.4 vite burg,
Bashkim Xhilaga 1.4 vite burg, liri me kusht për arsye shëndetësore,
Liljana Tusha 1.4 vite burg,
Lavdim Cani 1.4 vite burg
Dhimitër Davidhi 1.6 vite burg,
Bahri Allushi 1 vit burg
Gentjan Jahja 8 muaj burg,
Fatbardha Gurthi 8 muaj burg,
Mehdi Marku 1 vit burg
 
Nga ana e saj Prokuroria e Tiranës në pretencën e paraqitur ka kërkuar 56 vite burgim në total për 10 të pandehurit, ku kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit.
 
Pretenca e kërkuar nga  56 vite burg për 10 të pandehurit:
Dorian Çollakun, 6 vite burgim
Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim
Myzejen Belbën, 6 vite burgim
Lavdim Canin, 6 vite burgim
Liljana Tushën, 6 vite burgim
Dhimitër Davidhi, 6 vite burgim
Bahri Allushin, 5 vite burgim
Gentjan Jahjën, 5 vite burgim
Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim
Mehdi Markun, 5 vite burgim