Vjedhja e BSH, Arvizu: Politika të bashkëpunoj,të normalizohet situata

531
Sigal

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar politikës shqiptare të bashkëpunojë për të zgjidhur situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas vjedhjes së 713 milionë lekë. Nga Pusteci, Aleksandër Arvizu bëri thirrje i gjithë procesi mos të jetë i politizuar. ”Duket që ka patur të meta në administrimin e Bankës së Shqipërisë. Banka luan rol fiktiv në stabilitetin financiar, prandaj politika shqiptare duhet të punojë për të mirën e vendit. Duhet që të normalizohet sa më shpejt situata”, ka delaryar Arvizu. I pyetur për Guvernatorin e ri, pas arrestimit të Fullanit ambasadori amerikan tha se duhet të gjendet një person që të marri përgjegjësi.  Ai theksoi se dhe një Guvernator i huaj nuk do të ishte keq pasi në Shqipëri ka mendim pozitiv për të huajt.