Vjedhin energjinë elektrike, procedohen penalisht 35 persona

542
35 persona janë dërguar për procedim penal nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pas kontrolleve në terren ndaj konsumatorëve abuzues të energjisë elektrike.
Këta persona janë në zonën e Shkodrës, Lezhës e Pukës.
Afro 85% e shkeljeve të zbuluara nga grupet e kontrollit rezultojnë në zonën e Shkodrës, ku niveli i humbjeve vijon të mbetet i lartë, pavarësisht reduktimit në dy vitet e fundit.
Vjedhja e energjisë elektrike kryhet përmes rilidhjes nga vet abonenti, në kundërshtim të plotë me ligjin, apo duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.
Të 35-ta rastet po hetohen aktualisht nga organet kompetente, bazuar mbi procesverbalin e plotësuar nga OSHEE dhe Policia Gjyqësore. Sakaq, kontrollet vijojnë ende, duke u bërë thirrje abonentëve që të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së faturave të konsumit të energjisë elektrike, ku në pamundësi shlyerje, mund t’i drejtohen zyrave të Kujdesit ndaj Klientit për tu njohur me skemat lehtësuese të pagesës me këste.
Sigal