Virusi kinez/Mjekët kërkojnë pajisje profesionale mbrojtëse

113

Mjekët dhe personeli mjekësor janë më të ekspozuarit ndaj koronavirusit, i cili pothuajse ka mbërritur në vendi për sa kohë e kemi në Itali, nga ku çdo dite vijnë 4 avione me udhëtarë vetëm në Rinas, pa llogaritur portet dhe së fundmi edhe në Greqi.

Edhe mjekët në shërbimin infektiv ende mbrohen me maska kirurgjikale, kur duhet të kishin ato profesionale, të cilët perveçse mund të infektohen vetë mund të bëhen dhe burim për transmetimin e virusit deri sa ai të jetë konfirmuar në laborator.

Tanimë janë vënë në dizpozicion 1 milion dollarë për të blerë maska, dezinfektues apo veshje të posaçme por ato pritet deri sa të blihen dhe të vijë furnizimi. Mjeku bën thirrje që të nisin të përdoren maska profesionale që ekzistojnë pasi task-forca ka vendosur që ato të nisin të përdoren vetëm kur të shënohen rastet e para.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm për situatën e koronavirusit deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast te prekur. Janë testuar 13 persona që vinin nga vendet e prekura dhe kanë rezultuar negativ.