Vijon zjarri në malin e Tërbunit në Pukë, 15 hektarë pyje nën pushtetin e flakëve

210
Sigal

Vijon lufta me flakët në malin e Tërbunit në Pukë.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe deri në këto momente flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarësh me pisha dhe lisa.

Në operacion për shuarjen e flakëve ndodhen 12 forca të zjarrfikëseve, 10 të shërbimit pyjor dhe 15 të shërbimeve komunitare.

Ndërkohë pritet që operacionit t’i shtohen dhe 25 ushtarë të repartit ushtarak të Vau të Dejës.

Për shuarjen e zjarrit është punuar deri tani me degë, lopata e mjete të tjera rrethanore pasi është e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëse.

Ndërkohë që sapo është aktivizuar dhe një helikopter që po punon për shuarjen e zjarrit.