Vijon shembja e objekteve pa leje aksione tek ‘Oxhaku’ e ‘Don Bosko’

489
Sigal

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon edhe sot aksionin në kryeqytet për prishjen e objekteve pa leje. Siç bëhet e ditur nga INUK, aksioni ditën e sotme është përqëndruar në zonën e “Oxhakut”, ndërsa paralelisht, vijon shembja e ndërtimeve pa leje edhe në zonën e “Don Boskos”. Prej ditësh, INUK vijon aksione në kryeqytet për prishjen e të gjitha objekteve që kanë zënë në mënyrë abuzive hapësirat dhe territoret publike. Këto aksione kanë sjellë shpesh herë janë përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësua këtë si një nismë e qeverisë, për të çliruar kryeqytetin nga “çibanë të lejuar nga bashkia e Tiranës.” Ndërkohë nga ana e saj, Kreu i Bashkisë njëherësh kreu i PD Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin se këto ndërtime që po shemben sot, janë ndërtuar në kohën kur Rama ishte kryebashkiak.