Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.
Banorët, të cilët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anullim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.
Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë. Ato gjithashtu në shenjë proteste kanë djegur dhe disa goma në rrugë.