Vijon prej më shumë se dy orësh zjarri në magazinën e rrobave në “Qyteti Studenti”. Flakët rrezikojnë dy banesa

122
Sigal

Vijon të jetë aktiv prej më shumë se dy orësh, zjarri që ka përfshirë një magazinë me rroba në zonën e Qyteti Studenti në Tiranë.

Në njoftimin paraprak të shpërndarë nga policia bëhej me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Zjarri rrezikon dy banesa në afërsi të magazinës. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike brenda magazinës.

Dy makina zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.