Vijon përhapja e epidemisë në Shkodër, konfirmohen pesë raste të reja me koronavirus

344
Sigal

Brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vendin tonë shkon në 446.

Nga personat që kanë rezultuar pozitivë së fundmi, pesë raste raportohet të jenë vetëm nga Shkodra. Mësohet se rastet janë të lidhura me gruan e infektuar e cila punonte në një prej fasonerive të qytetit.

Numri total i të infektuarve në Shkodër është rritur në 57