Vijon moti me shi edhe sot, në zonën e jugut do të ketë rrebeshe dhe stuhi

250
Sigal

Ditën e Hënë në vend do të ketë sërish mot me vranësira të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriut dhe atë të qendrës deri ne mesditë.

Në zonën e jugut reshjet e herëpashershme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën e dytë të ditës. Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore. Era do të fryjë me drejtim Jug –Juglindje-Veriperendim e lehtë e hera herës mesatare 1-10m/s në bregdet shoqëruar me valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/8 re shi/rrebesh

Kukës 2/9 re shi/rrebesh

Lezhë 8/9 re shi/rrebesh

Dibër 1/6 re shi/rrebesh

Durrës 12/14 re shi/rrebesh

Tiranë 12/13 re shi/rrebesh

Elbasan 12/13 re shi/rrebesh

Berat 11/15 re shi/ rrebesh

Vlorë 13/16 re shi/rrebesh

Korçë 9/16 re shi/rrebesh

Gjirokastër 14/15 re shi/rrebesh

Sarandë 12/16 re shi/rrebesh.