Vijon mësimi online për studentët, Rakacolli tregon se çdo të ndodhë më pas

270
Sigal

Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, bëri me dije se studentët do të vijojnë edhe për 2 javë mësimin online. Kryetarja e këtij komiteti, njëherësh edhe zv/ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se shumica e anëtarëve të Komitetit Teknik janë vetë pedagogë mirëpo përpara çështjes së mësimdhënies kanë si prioritet sigurimin e shëndetit të popullatës. Ajo vijoi se vendimi ka qenë unanim.

”Vazhdimi për mësimin online u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve duke menduar se kjo ishte zgjidhja më e drejtë”,-tha Rakacolli duke shtuar se kjo nuk është një risi shqiptare, por një masë e ndërmarrë edhe më gjerë në vendet e tjera.

”Situata epidemiologjike dhe tendenca e saj duket në të paktën dy javë, këto dy javë, java 52-53 krahasuar me dy javët e shkuar ka pasur një tendencë në ulje të incidencës nga rreth 250 në rreth 220, por është një rënie e lehtë dhe duhet parë këto dy javë nëse do të konfirmohet në rënie, apo nuk është kështu”.