Vijojnë zjarret në Kukës, problem në Qafën e Kumbullës e Majën e Rrunës, flakët në drejtim të fshatrave

191
Sigal

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës ka bërë mëngjesin e së hënës të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës.

Bëhet e ditur se vatra në vendin e quajtur Laku i Thive është aktive.

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës ka bërë mëngjesin e së hënës të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet e ditur se vatra në vendin e quajtur Laku i Thive është aktive.

Po ashtu, edhe sipër Tunelit të Kalimashit, me gjithë punën e bërë, njoftohet se nuk është bërë i mundur izolimi dhe futja nën kontroll e flakëve.

Ndërkohë, zjarri në Qafën e Kumbullës po shkon në drejtim të fshatit Trull, në Surroj ndërsa zjarri i Majës së Rrunës, po shkon në drejtim të fshatit Shemri.

Për sot njoftohet se janë angazhuar 12 forca zjarrfikëse, pesë punonjës të pyjores dhe 20 forca nga komuniteti.

Po ashtu, të angazhuara janë 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikës si dhe forca të emergjencës civile të Bashkisë Kukës dhe Shërbimit Zjarrfikës të kësaj bashkie.

Pritet edhe ardhja e helikopterit.