Vijojnë temperaturat përvëluese, ja sa gradë do të jetë sot

218
Sigal

Për sot, deri në orët e mesditës, pjesa më e madhe e vendit do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve.

Por, në orët vijuese shfaqen vranësira të lehta në zonat malore dhe të ulëta, sipas Meteoalb. Ndërsa zonat bregdetare do të mbeten me mot të kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të vranësirave në pjesën e parë të ditës Republika e Kosovës.

Gjithashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet pritet të jenë mbizotëruese në pjesën më të mirë të Maqedonisë së Veriut në pothuajse gjithë ditën.

Ndërsa, mesdita sjell kalime të lehta të vranësirave në zonat Veriperëndimore të vendit, por nuk do të gjenerojnë reshje në vend.