Vijojnë radhët e gjata pranë QKR-së në Fier për regjistrimin e bizneseve

501
Prej të paktën një muaji, vijojnë radhët e gjata pranë zyrës së QKR në Fier për regjistrimin e bizneseve. Radhët zihen prej orëve të mesnatës ndërkohë që kërkesat për regjistrim janë të shumta.

Përfaqësuesit e biznesit të vogël pohojnë se aktivitetin kanë disa javë apo muaj që e kanë hapur, por ngrenë pretendimet që taksat më parë i kanë paguar në komuna. Ndonëse në radhë prej ditësh, biznesi vlerëson vendimin e qeverisë për shtyrjen e afatit deri në fund të vitit, për mallrat pa faturë.
Sigal