“Vienna Insurance Group” zgjeron udhëheqjen e tregut në EQL  me blerjen e njësive të “Aegon”

291
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Grupi përparon në numrin 1 në Hungari

Më 29 nëntor 2020, “Vienna Insurance Group”, nënshkroi  marrëveshjen e blerjes së aksioneve për  njësitë e siguruesit Hollandez “Aegon” në Hungari, Poloni, Rumani dhe Turqi.  Marrëveshja përfshin kompanitë  e sigurimeve, fondet e pensionit, menaxhimin e aseteve dhe kompanitë e shërbimeve,  me një vëllim premium prej rreth 600 milionë EUR, një vëllim i menaxhuar i fondit të pensionit prej rreth 5 miliardë EUR, dhe një bazë shtesë prej 4.5 milionë klientësh në total.  Pas mbylljes së suksesshme të blerjes, “Vienna Insurance Group” do të rritet nga vendi i 6-të,    në udhëheqësin e tregut në Hungari.  Çmimi i blerjes për aksionet është 830 milionë EUR.  “Blerja e biznesit të Evropës Qendrore dhe Lindore  të “Aegon” është një hap i rëndësishëm për grupin tonë për të forcuar në mënyrë të qëndrueshme pozicionin tonë udhëheqës në EQL dhe për të përfituar nga mundësi të reja. Portofolet e kompanive të përfshira në fushën e transaksionit, plotësojnë në mënyrë të përsosur  njësitë ekzistuese dhe forcimin e diversifikimit  tonë në këto vende. Në Hungari, ne jemi duke bërë një hap duke arritur drejt kreut. Kjo do të na bëjë si në Austri – udhëheqësin e tregut, çka do të thotë se ky sukses, po vazhdon të shtrihet në mënyrë të shpejtë edhe në vendet fqinje me Austrinë, sikurse janë vendet  e Evropës Lindore  si,   Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria.  Në Turqi, ne kemi hyrë me sukses në tregun e sigurimeve të jetës, por dhe në Poloni, Rumani dhe Hungari, mund të zgjerojmë ndjeshëm potencialin tonë në biznesin e fondit të pensioneve. Duke blerë  kompaninë e menaxhimit të aseteve  të “Aegon” në Hungari, ne jo vetëm që po zgjerojmë aktivitetin e menaxhimit të pasurive tona, por gjithashtu ne, po fitojmë njohuri dhe burime të vlefshme “, thotë CEO Elisabeth Stadler në lidhje me marrëveshjen e suksesshme me “Aegon”.

Pozicion i fortë në tregun Hungarez.

Me 389 milionë EURO të gjeneruara në 2019, kompania hungareze e sigurimeve përbën dy të tretat e vëllimit të çmimit të fituar. Ka një përzierje të ekuilibruar për linjat e sigurimeve të jetës dhe jo-jetës si dhe një rrjet të fortë shitjesh, kryesisht përmes agjentëve dhe ndërmjetësve të tij. “Aegon” në Hungari aktualisht është numri 3 në tregun e sigurimeve jo të jetës dhe numri 7 në tregun e sigurimeve të jetës.  Së bashku me ‘UNION Biztosító’, “Vienna Insurance Group” mund të rrisë pjesën e saj aktuale të tregut nga 8% në mbi 19%.  Kompania e administrimit të aseteve në Hungari ofron gamën e plotë të shërbimeve në këtë segment biznesi në rajonin e EQL-së dhe menaxhon  aktive prej afërsisht 1.8 miliardë eurosh.  Kjo e bën atë kompaninë e katërt më të madhe të administrimit të aseteve në Hungari.

Hyrja në sigurimin e jetës në Turqi.

Në Turqi, marrëveshja me “Aegon” shënon një zgjerim në biznesin e sigurimeve të jetës, ku “Vienna Insurance Group” përfaqësohet aktualisht nga kompania e sigurimeve jo të jetës, “Ray Sigorta”.  Aktualisht “Aegon” Turkey, është numri 7 në tregun e sigurimeve të jetës, udhëheqësi i tregut në ofrimin e sigurimeve të jetës, jo të kreditit dhe po përqendrohet fuqimisht në shërbimin digjital të klientit.  Biznesi i sigurimeve të jetës, i cili zakonisht dominohet nga shpërndarja bankare, shpërndahet kryesisht përmes agjentëve  të vet  të jashtëm. Në 2019 u regjistrua një vëllim premium prej 114 milionë EURO. Kompania polake dhe dega e saj rumune përqendrohen në garantimin e politikave të sigurimit të jetës tradicionale dhe të lidhura me njësi.  Në Rumani, biznesi i sigurimeve të jetës gjenerohet kryesisht përmes bashkëpunimit bankar me Bankën Rumune të Transilvanisë. Të dy kompanitë e sigurimeve të jetës në Poloni dhe Rumani gjeneruan një vëllim premium prej 85 milionë EURO në 2019 (62 milionë EURO në Poloni dhe 23 milionë EURO në Rumani).

Zgjerimi i ndjeshëm i biznesit të fondit të pensioneve

Duke përvetësuar kompanitë e fondeve të pensionit “Aegon” në Hungari, Poloni dhe Rumani, “Vienna Insurance Group”,  po vë në fokus një rritje të parashikimit të pensionit dhe po fiton qasje të reja në biznesin e pensioneve. Për shkak të zhvillimeve demografike dhe vështirësive shoqëruese në financimin e sistemeve të pensioneve shtetërore, këto tregje po ofrojnë mundësi të mëdha rritjeje për fondet e pensioneve. Veçanërisht në Poloni, ku reforma e pensioneve e miratuar në 2019,  çon në prezantimin e Planeve të Kapitalit të Punonjësve, ku potenciali i zgjeruar dhe sinergjia me përfshirjen e mëparshme të Grupit “VIG” në këtë fushë, mund të shfrytëzohen.  Të tre kompanitë e fondeve të pensioneve janë ndër 4 më të mirat në treg në vendet e tyre përkatëse. Asetet totale nën menaxhimin e tyre arrijnë në 4.9 miliardë Euro.

Mbyllja pritet në gjysmën e 2-të të vitit 2021

Transaksioni i nënshtrohet miratimeve të nevojshme rregullatore dhe konkurrencës.  Mbyllja zyrtare e blerjes së kompanive “Aegon” pritet në gjysmën e dytë të vitit 2021. Në 2019, kompanitë që do të përvetësohen gjeneruan një fitim neto prej rreth 50 milionë EUR me rreth 1,650 të punësuar.

“Sigma Interalbanian VIG sh.a”  në Shqipëri 

Ashtu si në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore edhe në Shqipëri, kompania  “Sigma Interalbanian VIG” sh.a  është një garanci e shtuar për bizneset vendase dhe të huaja falë eksperiencës, njohurive dhe diversitetit të saj për të qenë më pranë klientëve. Grupet e interesit e shohin “SIVIG” si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm pasi vizioni i saj është: “Ne duam të jemi zgjedhja e parë për klientët tanë”. Ndërsa premtimi  i “SIVIG” tashmë është një realitet i provuar,  i cili bën të mundur që klientët e saj, të jetojnë një jetë më të sigurt dhe më të mirë sepse “SIVIG”: Mbron atë që ka vlerë për ju! Aktiviteti i saj kryesor është ofrimi i sigurimit për mjetet motorike, pronën, shëndetin dhe sigurime të tjera jo-jetë. Gjatë vitit 2014, “Sigma” dhe “Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a. u bashkuan duke përthithur aktivet dhe detyrimet e “Interalbanian” me dhe në aktivitetet e “SIGMA”. Më 30 shtator 2014, emri i Shoqërisë  u ndryshua nga “Sigma VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a, në “Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a.

-“Sigma Interalbanian VIENNA INSURANCE GROUP” sh.a. drejtohet nga Bordi i Drejtorëve, me  Drejtor të Përgjithshëm, Klaidi Çitozi.