Vidhte banesa në Greqi, arrestohet 29-vjeçari nga Shqipëria

156

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar nga Shqipëria për vjedhje të shumta të bëra në zonën e Halkidiki të Greqisë.

Hetuesit thanë se , shqiptari ka kryer nga gushti i 2019 deri në tetor së paku dy vjedhje të vilave dhe një banese me qira, shkruajnë mediat greke. Shqiptari mori 500 euro të gatshme dhe pajisje të tjera me vlerë.

Një kontroll në banesën e shqiptarit bëri që aty të gjenden para, por edhe pajisje, që nuk justifikoheshin dot. Po ashtu, u zbulua se shqiptarëve iu mungonte dokumentacioni i qëndrimit të rregullt në shtetin grek.