Vidhet gjatë natës shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër

116
Sigal

Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Qemali’ në Shkodër është vjedhur gjatë natës.

Mësuesit kanë konstatuar mëngjesin e sotëm se brenda shkollës kishte disa mungesa. Në ambientet e shkollës kanë shkuar forcat e policisë për të vlerësuar vjedhjen dhe për të hetuar ngjarjen.

Nuk dihet ende se çfarë kanë vjedhur hajdutët nga shkolla 9-vjeçare e as se kush janë autorët. Pritet njoftim zyrtar nga policia.