VIDEOLAJM/ Presidenti Bajram Begaj në parlament me bashkëshorten dhe dy djemtë, ja momenti kur pritet nga Nikolla

80
Sigal

Bajram Begaj sot merr detyrën si Presidenti i Shqipërisë në 5 vitet e ardhshme. Pas pak do të nis edhe në Kuvend seanca ku do të bëhet betimi i Presidentit, i cili tashmë ka mbërritur në sallën plenare.

Begaj është shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë, si edhe është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Në orën 19.30 është parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj.

 

Pogrami i ceremonisë në presidencë

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.