Sigal

Pas vrasjes së 35-vjeçarit sot pasdite në Bularat të Gjirokastrës kanë reaguar menjëherë institucionet zyrtare greke dhe ato shqiptare.

Në këto momente në Athinë po zhvillohen protesta para ambasadës së Shqipërisë, ndërsa të pranishmit kanë shprehur revoltën për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj Policisë Shqiptare.

Pas shkëmbimit të zjarri dhe thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, 35-vjeçari zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me armë Policisë dhe RENEA-s.

Mediat greke raportojnë së në protestën e cila  po zhvillohet në Athinë, i pranishëm është edhe Nikos Mihaloliakos, i pari i Agimit të Artë.