Video/ Tmerr për dy vajzat në Tiranë, iu merr flakë “Audi” në ecje, shpëtojnë mrekullisht

172
Sigal

Një makinë tip “Audi” ka marrë flakë në ecje, në zonën e “Vorrit të Bamit”, në Tiranë.

Mjeti ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

Në makinë ndodheshin dy vajza, të cilat kanë dalë menjëherë jashtë automjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.