(Video) Si policia e shtetit po rrezikon shëndetin e të rinjve

286
Kryetarja e LRI, Floida Kerpaci, ka reaguar në llogarinë e saj në rrjetin social facebook në lidhje me një video që po bën xhiron e rrjetit ku tregohen të rinj të arrestuar nëpër komisariate pa maska apo distancime fizike ndaj njëri tjetrit. Në rrugë, policia gjobit qytetarët dhe jep lajmërime se nuk lejohen tubimet për shkak të përhapjes së pandemisë. Nga ana tjetër në videon tronditëse, të rinjtë shfaqen brenda një dhome të vogël ku si të mos mjaftonte kjo, ata nuk kanë as maska duke u lënë nga policia e shtetit në mëshirë të fatit.
Ja postimi i plotë :
Policia gjobit mijëra qytetarë për mosmbajtjen e maskës, jep lajmërim se nuk lejohen tubimet mbi 10 veta në shesh për shkak të përhapjes së pandemisë! Por ndërkohë ndiqni videon më poshtë të shikoni sesi shteti vet thyen ligjet dhe vë në rrezik shëndetin e të rinjve!
Sigal