VIDEO/ Qytetarët përplasen me policinë: Na tregoni urdhrin zyrtar që mbyll bizneset, jo Facebook-un e Ramës

345
Sigal

Qytetarë të ndryshëm janë përplasur sot me forcat e policisë për mbylljen e aktiviteteve tregtare. Policia ka marrë urdhër nga eprorët për të mos lejuar hapjen e lokaleve dhe ambienteve tregtare, por ky urdhër gjendjet vetëm në Facebook-n e kryeministrin dhe jo në Fletoren Zyrtare.

Në videon më poshtë shihet sesi disa qytetarë debatojnë me forcat e rendit duke u kërkuar urdhrin zyrtar ku Këshilli i Ministrave vendos mbylljen e aktiviteteve tregtare. Skena si në videon më poshtë janë parë sot në qytete të ndryshme të vendit si në Berat, Fier dhe në Elbasan.

Në këtë rast policia po keqpërdoret, pasi janë të detyruar të zbatojnë një urdhër të marrë nga eprorët dhe jo një vendim ligjor.