Pasi u godit në protestën e dhjetorit, Berisha i rrethuar me dy kordonë badigardësh në marshimin drejt kryeministrisë

102
Sigal

Kreu i PD-së Sali Berisha ka lëvizur sot nën masa të rrepta sigurie. Ndërsa ka lënë selinë e PD, i rrethuar nga një turmë mbështetësish, Berisha shoqërohet nga të dyja krahët nga truprojat.

Me sa duket masat vijnë pas incidentit në protestën e 6 dhjetorit, ku ai u godit me grusht nga një 32-vjeçar.

Berisha ishte rrethuar me dy kordonë truprojash teksa iu drejtua Bulevardit për t’u vendosur para Kryeministrisë.