VIDEO/ Pamje skandaloze nga QSUT, pacientëve u përmbytet dhoma, thyhen xhamat

410
Sigal

Disa pacientë, të cilët janë të shtruar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë kanë kaluar një natë jo të qetë dy ditë më parë.

Siç shihet qartë edhe në pamjet që publikohen te Dosja.al, një nga pacientët ka mbajtur me forcë derën e dhomës, pasi hapej nga era e fortë.

NOA

Madje në një moment nga era e fortë thyhet edhe një xham.

Por jo vetëm kaq, në pjesën e fundit të videos shfaqet një pjesë e dhomës e mbuluar nga uji. Mesa duket dhoma është përmbytur nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës. Kështu, pacientët e kanë kaluar natën mes të ftohtit dhe poshtë shtretërve të tyre kishte ujë. Këto janë kushtet në këtë qendër spitalore, ndërkohë që qeveria pothuajse çdo ditë flet për shërbime dhe ambiente cilësore.