VIDEO/ Pacientët rrëfejnë çastet e tmerrit gjatë zjarrit në Spitalin e Durrësit

428
Sigal

Mbrëmjen e së premtes në spitalin e Durrësit të gjithë pacientët që ndodheshin të shtruar janë tmerruar dhe panikosur pasi dhomat e spitalit u mbushën me tym për shkak të një zjarri në 4 kabinat elektrike të 4 kateve të godinës.

Një nga pacientët është shprehur për “DurrësLajm” se ky incident që përjetoi në ambientet e spitalit e kishte tmerruar më shumë sesa tërmeti tragjik i 26 nëntorit.