VIDEO/ Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare, arrestohen pronarët e dy objekteve te Gjiri i Lalëzit (Emrat)

256
Sigal

Dy pronarë objektesh te Gjiri i Lalëzit janë arrestuar në flagrancë pasi kishin ndërtuar pa leje në zonën bregdetare.

Sipas policisëm në pranga u vunë Resild Meta, 29 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap në bregdet duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente si dhe Mafmut Beja, 57 vjeç, banues në Shkafanë, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu, policia në Durrës procedoi penalisht dy punëtorë B.D. dhe E. D. për dhënie ndihme në ndërtim të paligjshëm.