VIDEO/ “Narcotica”, Televizioni publik italian dokumentar për Shqipërinë: Kopshti i Kanabisit në Europën Juglindore

535
Sigal

Pas gazetës spanjolle “Puosta”, e cila në një artikull të publikuar dje e quante Shqipërinë “narkoshtetin unik dhe të vetëm në Europë”, sot një tjetër media ndërkombëtare dhe më prestigjoze, RAI 3, i dedikon një dokumentar të plotë drogës dhe mbretërimit të saj në Shqipëri vitet e fundit.

Televizioni publik italian po shfaq dokumentarin “NARCOTICA”, i cili ka të bëjë me trafikun e drogës në Europë!

“Fakte tronditëse, mbjellje masive, bashkëpunim i trafikantëve me Policinë, shkrirje totale e bandave me bandën politike në pushtet.

Kanabis, drogë e krim që prodhojnë vota e Vota që prodhojnë kanabis, drogë e krim.

Kjo është formula “magjike” e pushtetit të Ramës2, shkruan  në një reagim të tij ish deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Të mërkurën e ardhshme RAI 3 do të flasë për Kopshtin e Kanabisit në Europën Juglindore, Shqipërinë!