Video Live/ Qindra gazetarë në protestë përpara Kuvendit, kundër ligjeve të censurës që po miraton Rama

404
Sigal

Qindra gazetarë dhe qytetarë janë mbledhur sot pëpara godinës së Kuvendit, ku po protestojnë kundër ligjeve të censurës, të propozuar nga qeveria e Edi Ramës, dhe që pritet të kalojë në votim në seancën e sotme.

Me pankarta në duar, dhe me fasha të zeza në gojën e tyre, gazetarët shprehen se ky projejktligj i qeverisë cënon lirinë e medias dhe atë të shprehjes, dhe synon që të instalojë diktaturën në vend.