VIDEO/ Kërcënoi me pistoletë qiradhënësen e lokalit, arrestohet 43 vjeçari

475
Sigal

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Një shtetas 43 vjeçar hyri me armë në një lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen e lokalit, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Spiro Çipi”, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ishte i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.