VIDEO/ Katastrofë e dyfishtë, pas tërmetit edhe pa bukë

77

Një katastrofë e dyfishtë është ajo çfarë po kalon një familje prej 5 anëtarësh nga Manza, ku përveçse jetojnë në një çadër që nga tërmeti, tashmë ata janë dhe në kushte shumë të këqija ekonomike.

Familja që ka dhe një të moshuar brenda, thonë se me të ardhurat aktuale, nuk mund t’i blejnë as ilaçe.

‘Unë jam e sëmurë, shpia na është prish, na kanë thënë mos të rrimë brenda që nga tërmeti, po dhe në çadër nuk rrihet. 50 mijë lekë marr të gjitha që s’më dalin për asgjë. Askush s’po na ndihmon.’, thotë gjyshja e shtëpisë.

Ndërsa djali i vogël thotë se ka frikë të hyjë në shtëpi, ‘shiu siç bie jashtë, bie dhe brenda. Kam frikë edhe këtu të cadra se mund të na hyjë një gjarpër, jemi edhe pa drita’.

Familja bën apel për ndihmë.