VIDEO/ “Jam gjallë nën rrënojat e tërmetit”, momenti kur banori telefonon ekipin e shpëtimit në Turqi

527
Sigal

Njëra prej oficereve të ekipit të shpëtimit ka arritur të kontaktojë me telefon me një person i cili ndodhet i bllokuar nën rrënojat e tërmetit në Turqi.

Ai i ka thënë se është në gjendje të mirë. Biseda mes oficeres dhe personit të bllokuar është regjistruar në kamera.

“Jam gjallë nën rrënojat e tërmetit, më nxirrni jashtë,” dëgjohet të thotë banori.

Ajo i ka dhënë direktiva dhe e ka siguruar se ekipet e shpëtimit po punojnë për të lokalizuar të gjithë personat e bllokuar.

Deri më tani kanë mbetur të vdekur 22 persona nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Ndërsa autoritetet kanë shpëtuar mbi 40 persona.