(Video) Denoncimi/ Policia dhunon të rinjtë nga Elbasani në Orikum

50

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari, sipas të cilit policia ka dhunuar në mënyrë shtazarake dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur në Orikum, ndërsa të rinjtë janë nga Elbasani.

Berisha e cilëson si shtazarak keqtrajtimin e të rinjve nga ato që i quan banditë me uniformë.

Ish-Kryeministri e dënon me ashpërsi sjelljen shtazarake të kriminelëve me uniformë.

Postimi nga Sali Berisha

Keqtrajtim shtazarak nga banditet me uniforme i te rinjve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon.

Denoj me ashpersine me te madhe sjelljen shtazarake te krimineleve me uniforme te Edvin Kristaq Xhelatit! sb

Doktorr Sot Narkoshteti me uniform policie n’Orikum kan rraf dy djem nga Elbasani… pa asnje motiv. Forca Delta dhe FNSH-ja e narkoshtetit te Edi Rames ne zonen e Dukat – Orikum, pergjakin kedo qe ju del para, perveç spiunve dhe trafikantve, ata ju duhen, hane e pine me ta. Folen e krimit e kan Te Restoranti i PETRO KAZHELIT Dukat fshat. Jan nje grup i rrezikshem Kriminelesh dhe trafikantesh.