VIDEO/ Burri humb ndjenjat e rrëzohet përtokë në mes të rrugës, efektivët e Policisë Ushtarake i vijnë në ndihmë

363
Sigal

Një incident ka ndodhur sot poshtë zonës së 21 Dhjetorit, pranë parkut të autobusëve.

Një burrë ka humbur ndjenjat papritur dhe është shembur përtokë dhe në ndihmë i kanë shkuar efektivë të Policisë Ushtarake që ndodheshin me patrullim në zonë.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë e më pas kanë lajmëruar ambulancën që e ka transportuar në urgjencë. Sipas të dhënave, personi nuk ishte person me simptoma apo i dyshuar për COVID-19 dhe aktualisht ndodhet i stabilizuar.