VIDEO/ Beteja me koronavirusin në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë në gjendje të rënduar

302
Sigal

Ndërkohë që në vend numri i të prekurve me koronavirus u rrit sot me 14 raste të reja dhe mëngjesin e sotëm u raportuar për viktimën e 30-të që nuk ia doli dot sëmundjes, në dy spitalet COVID vazhdon beteja për shërimin e të shtruarve.

Drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, gjatë deklaratës së sotme për mediat, ku njoftoi të rejat me te fundit nga situata e koronavirusit në vend bëri me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. Tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërkohë qe n spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë pesë pacientë të shtruar. Dy pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar”– theksoi Fico.