VIDEO/ Arrestohet hajduti i aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv

557
Sigal

Një 50-vjeçar, i cili vidhte aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh në zonën e “21 dhjetorit” ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të banorëve ndërsa pamjet filmike i dhanë një dorë të fortë policisë për identifikimin e tij.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Komisariati i Policisë Nr. 2

Vihen në pranga tre shtetas për vjedhje dhe procedohen penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, pas denoncimit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit.

Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.