(Video) Aksident në autostradë / 7 makina bllokojnë të gjithë trafikun

220
Sigal

Këtë të enjte është regjistruar një aksident në autostradën Prishtinë-Prizren.

Në këtë aksident janë përfshirë rreth 7 makina. Ndërkohë televizioni lokal i Prizrenit Besa, raporton se sipas dëshmitarëve 5 persona kanë mbetur të lënduar.

Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku,  ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit.