VIDEO/ Aksident i rëndë në Berat, plagosen tre persona

281
Sigal

Këtë mbrëmje ka ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Beratit.

Një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me disa makina të tjera në aksin rrugor Agjensi – Gjykata.

Për momentin janë 3 persona të lënduar të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Beratiti.

Drejtuesi i automjetit është në terapi intensive, ndërsa pasagjerja shtatzënë ndodhet në repartin e kirurgjisë.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe  në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe  me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.