VIDEO/ “5 cm dëborë i paralizojnë vendin piktorit dështak”, Berisha i thotë të marrë shembull Kosovën

563
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë gjithë vendet e rajonit. Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore janë regjistruar në disa vende të Europës, duke sjellë edhe mbylljen e shkollave.
Edhe në vendin tonë, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa rrugët që lidhin disa fshatra malore me qendrat e qyteteve janë të bllokuara.
Për të ironizuar kryeministrin Rama lidhur me mënyrën sesi po menaxhohet situata në vendin tonë, ish-kryeministri Berisha i tregon atij rastin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se teksa në Kosovë janë angazhuar të gjitha strukturat për pastrimin e rrugëve nga dëbora, “në Shqipëri rrugët janë ‘paralizuar’ nga 5 cm dëborë”.
“Nje shembull per t’u marre nga piktori deshtak, qe 5 cm debore i paralizojne vendin dhe narkoshtetin e tij!
Shikoni videon e pastrimit nga debora te rrugeve ne Kosoves. sb”, shkruan ish-kryeministri, teksa publikon edhe pamjet.
Sigal