VIDEO/ 13 raste brenda ditës, Durrësi “vatra” e dytë më e rrezikshme e përhapjes së koronavirusit

315
Sigal

Durrësi është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar pozitivë pesëmbëdhjetë persona.

Trembëdhjetë prej këtyre rasteve të reja kanë rezultuar në Durrës, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe Shkodër.

Me këto raste, qyteti bregdetar është kthyer në “vatrën” e dytë më të rrezikshme të koronavirusit, pas Tiranës, me më shumë raste aktive.