Vëzhgimi i “Project Sun” për duhanpirjen

521
Sipas një vëzhgimi të Project Sun, të kryer nga firma audituese KPMG, Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë përsa i përket shitjeve të cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç. Me rreth 2000 fije cigare në vit të shitura për frymë, Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me Maqedoninë, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2016. Në përgjithësi të gjithë vendet e Ballkanit gjenden në zonën e kuqe, si Mali i Zi, Serbia, Sllovenia.
Në Shqipëri, çmimi mesatar i një pakete cigare me 20 fije është 1.8 euro, ndërsa në Maqedoni është shumë më e lirë, 1.09 euro, në Serbi 1.63 euro . Në raport me vendet e tjera, një paketë cigare në Shqipëri është më e lirë. Në Greqi është 3.71 euro, në Itali 4.66 euro, ndërsa në Gjermani 5.34 euro. Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 40% e shqiptarëve janë duhanpirës. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e brendshme të lokaleve ka ndikuar në reduktimin e konsumit.
Sigal