Vetëvrasjet e pacientëve me Covid / Ja pistat ku po heton prokuroria

268
Sigal

Në kuadër të rasteve të vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19 tek spitali  “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen e hetimeve për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit më 2 shtator të këtij viti.

Sipas Prokurorisë nuk është gjetur asnjë indicie që shtetasi Mira është keqtrajtuar apo iu dha mjekimi jo i duhur.

Ndërkohë për 3 rastet e tjera të pacientëve që janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali Infektiv, hetimet vijojnë nga ana e Prokurorisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për pacientin 29-vjeçar që u vetëhodh me 13 gusht, rasti tjetër i një 52-vjeçari me 1 nëntor po tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa me 10 nëntor u hodh një 69-vjeçar tek spitali Infektiv.

Ndërkohë rasti më i fundit ishte ai i pacientit 60-vjeçar që u vetëhodh ditën e sotme tek Sanatoriumi.