Vetëm pak shi dhe Tirana kthehet në një ‘rezervuar’ të madh uji (VIDEO)

226
Sigal

U deshën vetëm pak minuta rrebesh shiu që Tirana të mbulohej nga uji dhe rrugët të bëheshin të pa kalueshme për këmbësoret.

Zonat e Laprakës, Don Boskos, Kthesa Kamzës e shumë të tjera ishin të bllokuara nga uji.

Ndoshta Tirana që shohim në fotot e sponsorizuara në rrjetet social ekziston vetëm virtualisht, sepse në krahasim me atë që ne po prekim çdo ditë nuk kanë asnjë lidhje.

Kujtojmë se e njëjta situatë ndodh sa herë në Tiranë ka reshje shiu e kjo për qytetarët është kthyer në një shqetësim të madh.