“Vetëm 30% e shqiptarëve në moshë pune mund të përfitojnë pension”

548
“Të jemi gjallë deri nesër”.
Kjo devizë fataliste është edhe pasqyrimi i dështimit të mungesës së planifikimit për zhvillim të qëndrueshëm në forcat prodhuese dhe krijuese shqiptare. Këtë herë bëhet fjalë për çështjen e pensioneve. 
Sipas “Raportit të Kapitalit Njerëzor Global 2017” të “Forumit Ekonomik Botëror”, vetëm 29.8% e shqiptarëve, që janë në moshë pune (në kërkim të një pune apo duke punuar) mbulohen nga një skemë pensioni. 
Pra kjo do të thotë se vetëm rreth 1 në 3 shqiptarë kanë mundësinë për të përfituar nga pensioni, kur të jenë në moshë pensioni. Ky fakt vë në pah një problem të madh të atyre shqiptarëve që punojnë: një pjesë ë madhe e tyre janë të pasiguruar.
Sipas “Raportit të Kapitalit Njerëzor Global 2017”, Shqipëria u rëndit në vendin 85-të, duke u përkeqësuar me 15 vende krahasuar me një vit më parë. Kapitali njerëzor mund të përkufizohet si aftësitë, talenti dhe dija, që i japin mundësi krijuese njeriut, duke e materializuar në të mira ekonomike etj që i vlejnë njeriut.
Duke iu referuar studimit, vendet me renditje të fundit (për sa i përket kapitalit njerëzor) në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore janë Maqedoni (67) dhe Shqipëri (85), për arsye të papunësisë së madhe si edhe të punësimit jo efikas që është për të gjitha grupmoshat.
Në lidhje me punësimin jo efikas, në “Raportin e Kapitalit Njerëzor Global 2017” sqaron se kjo dukuri mund të shpjegojë faktin se tregu i punës nuk është në gjendje t’u mundësojë njerëzve atë që po kërkojnë dhe se përfaqëson një dështim të përdorimit të plotë të talentit që ofrohet në tregun e punës.
Me fjalë të tjera, në Shqipëri jo vetëm është e vështirë të gjesh punë dhe të jesh i mbuluar me sigurime shoqërore, por çudia më e madh është se potenciali krijues dhe prodhues i shqiptarëve po mbahet i bllokuar edhe pse tregu i punës ka shumë nevojë…


Sigal