Vetëflijimi në Kombinat/ Ish-kreu i Kulteve: Më e rënda se para 15 vitesh, në Shqipëri ka 150 organizata fetare

574
Sigal

Ish- kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla, ka folur për ngjarjen që tronditi Tiranën e jo vetëm, pasi nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë në Kombinat. Ai ka thënë se ngjarja e vetflijimit në Kombinat të Tiranës, të  Zhaneta Josifit bashkë me dy vajzat është më e rëndë se ngjarjet seri që ndodhën në Shqipëri 15 vite më parë po prej ndikimit nga sektet fetare. Kulla tha se në 2005 kishte vetflijime të minorenëve, kurse ndryshimi i ngjarjes në Kombinat është se dy vajzat ishin të shkolluara dhe bashkë me nënën e tyre ishin të rritura dhe zgjidhnin vetë si të jetonin. Kulla e vuri theksin tek ndryshimet ligjore për të përmirësuar funksionimin e sekteve fetare. Ai shton se Prokuroria duhet të hapë dosjet e vetflijimeve të 15 viteve më parë për të parë nëse ka një lidhje logjike apo jo mes kësaj ngjarje dhe të atyre që ndodhën kur pikërisht Ilir Kulla ishte kryetar i Komitetit të Kulteve.

“Ka disa mënyra si komunikojnë agjencitë shtetërore me kultet fetare. Letërkëmbimi normal i çdo viti, prezantimi i pjesëmarrësve, përgjegjësi juridik, regjistrimi juridik. Këto janë të parashikuara me ligj.

Në atë kohë kanë qenë 150 organizata fetare, dhe janë vetëdisiplinuar sepse sipas ligjit bëjnë dhe statutin e tyre që e prezantojnë në Gjykatë. Hetimi zbuloi përmirësimin e rregullimeve ligjore, me disa nga këto sekte fetare. Në atë kohë arritën që mua si kryetar i Komunitetit Shtetëror të Kulteve të më krijonin dhe disa përplasje me ambasadat e huaja, pasi pretendonin se cënoheshin si shtetas të huaj. Kishte një përplasje të madhe konceptuale. Prokuroria atëhere bëri një hetim, kurse sot Prokuroria duhet të rihapë dosjet e atëhershme se çfarë shkruhej dhe nëse ka ndonjë lidhje logjike. Pra nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve. I vetmi ndryshim është që kemi të bëjmë me dy njerëz madhorë në moshë, dhe ata mund ta zgjedhin vetë si të jetojnë dhe të vdesin. Por atëhere kemi pasur vetëvrasje për minorenë. Dhe shqetësimi ka qenë atëhere a mund t’i imponohej minorenëve. Duhet moment reflektimi për përmirësimet ligjore, për pjesën e jetës fetare. Ndryshe nga 15 vite më parë, sot ka internet dhe rrjete sociale dhe ka ndryshuar edhe tashmë është ndryshe,” tha Kulla.