Vështirësohet situata në Qafë Thanë, aksi drejt doganës së Maqedonisë mbetet i bllokuar prej gati 8 orësh

239
Sigal

Situatë e vështirë paraqitet në Qaf Thanë. Pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.

Janë disa automjete që presin por nuk mund të kalojnë, ndërsa aksi Pogradec-Qaf Thanë mbetet i kalueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.

Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë është tashmë i bllokuar prej gati 8 orësh, ku dhjetra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës.

Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë. 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë tjetër shkak për këtë bllokim. Pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.

Dhjetra autoritete në zonë, situata është mjaft e vështirë në radhë presin gra e fëmijë. Tek kthesa e Tetovarit dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës.