Vështirësi lëvizjeje – Rrëshqitje gurësh në aksin nacional Milot-Burrel

461
Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Milot-Burrel. Fenomeni që konstatohet sa herë ka reshje shiu, është burim aksidenti per drejtuesit e mjeteve, që duke u shmangur nga guret, mund te perfundojnë edhe ne liqenin e Shkopetit.

Siç shihet edhe nga pamjet në video, gurët ndodhen në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin normal të mjeteve.

Ka pasur jo pak rastet që automjetet që tentojnë të kalojnë sipër gurëve kanë pasur dëmtime të pjesës së poshtme të mjetit.

Problem aksi Milot-Burrel është dhe për ata drejtues mjetesh që nuk e njohin terrenin.

Për shkak të problematikës, aksi nacional monitorohet përgjatë gjithë gjatësisë së tij nga policia rrugore.
Sigal